
Trajneri i Dinamos pas ndeshjes: E merituam fitoren, bravo skuadrës

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja komentoi fitoren 1-4 ndaj Tiranës.
“Ashtu siç e kishim përgatitur ne, dhe Tirana, por bënte dallimin që ne ishim më efikas në rastet që u paraqitën. Morëm fitore të merituar dhe me kundërshtar të fortë. Tirana luan goxha mirë futboll, derbi është derbi, ngjitemi dhe 1 shkallë në tabelën e klasifikimit. Këto ishin gjërat e përgjithshme në këtë derbi të sotëm.
Uroj të gjithë besimtarë myslimanë për muajin e Ramazanit. Begati dhe çdo gjë të mirë në shtëpitë e tyre dhe të gjithë shqiptarëve.
Ka kosto Nani, por është e barabartë sepse Përgjoni ishte në të njëjtin pozicion nga krahu tjetër i Tiranës. Luante vetëm në linjën e krahut. E kishim vendosur dhe të merrte topat pas shpine, pastaj në linjat e golit spostuam Bregun, Zabërgjën dhe Itodon. Pa kosto, harxhim energjish, nuk do të merrenim maksimumin e pikëve, për të vazhduar këtë linjë është kontributi shumë i madh i lojtarëve që drejtoj. Në 90 minuta luajnë fort në dy fazat e lojës.
Mungesa e shumë lojtarëve, sidomos e bushtit, duke filluar nga kapiteni Dita, kemi pasur jashtë Tolin dhe Karambën, duke vazhduar te Itodo, është dëm i madh. Me ardhjen e tyre, në ndërrim futëm lojtarë të mirë si Toli, Jonuzi dhe Karamba. Shpresojmë të mos kemi dëmtime në vazhdimësi. Me aq minuta sa e mbajtëm Itodon në fushë nuk besoj se bëmë mirë. Ardhja e lojtarëve do rrisë rivalitetin, do na japë mundësi që të ndërhyjmë më shumë ndërrime, të bëjmë të njëjtën gjë si më përpara.
Kur ngjeshen ndeshjet, ka anë të mirë që mbajmë ngarkesat maksimale me ndeshjet dhe pastaj ulim kurbën çdo dy ditë, por do ishte mirë të bënim rotacion. Që të bësh rotacion, duhet ta kesh kontigjentin të gjithin në dispozicion. Çdo pikë është shumë e rëndësishme nga ky moment e mbrapa për objektivin që kemi”,

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128