Trajneri i Izraelit, Alon Hazan shprehet i bindur për fitoren ndaj Shqipërisë në ndeshjen e radhës

23 Shtator 2022, 17:43 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i Izraelit, Alon Hazan shprehet i bindur për fitoren ndaj

Alon Hazan në një konferëncë për shtyp është shprehur i bindur se përfaqësuesja e Izraelit mund të fitojë edhe ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve, siç bëri në “Air Albania” disa muaj më parë, edhe pse ekipi ka disa mungesa.

Tekniku i izraelitëve ka theksuar se ekipin e tij nuk e trembin as mungesat dhe as cilësitë që ka në përbërje Shqipëria, pasi kërkon të imponojë lojën e vet siç ka bërë deri tani.

Nuk kam asnjë dyshim që kombëtarja shqiptare do të jetë një kundërshtar shumë i fortë, pavarësisht mangësive që ka. Unë kam besim të plotë te lojtarët tanë, kushdo që do të luajë nesër në formacion do të jetë në gjendje të luftojë për fitoren.

Unë jam më krenari në botë që të gjitha biletat janë shitur. Detyra jonë e parë ishte të rikthenim audiencën tonë dhe të gjithë meritojnë një falënderim të madh. Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e turmës. Lojtarët kanë një zëvendësues, por turma jo.

 

Përtej rezultateve, loja në kombëtaren e Izraelit është e rëndësishme për ne. Qëllimi ynë është të luajmë futboll sulmues dhe tërheqës. Nuk na tremb agresiviteti i kundërshtarit sepse edhe ne mund të luajmë në mënyrë agresive.

Do të jetë një ndeshje futbolli e dy skuadrave të mira që vijnë për të fituar. Nuk do të ndryshojmë mënyrën e lojës për asnjë kundërshtar, agresiviteti i tyre nuk na streson. Aftësitë tona janë të dukshme.

Edhe Shqipëria po përgatitet për ne, ajo e di që do të takohet me një ekip me shumë ambicie, një ekip teknik me shpejtësi dhe teknikë, që di të lëvizë topin. Ne duhet të luajmë një mbrojtje të mirë dhe ta përkthejmë atë në një lojë të shpejtë pasuese dhe të shënojmë gola”, theksoi trajneri i Izraelit.

 

Po ndodh...