Trajneri i Shqipërisë: Kemi 3 emra për sulmin dhe mundësi ndryshimi, ka pak kohë që gjërat nuk ecin siç duhet

23 Mars 2025, 17:24 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i Shqipërisë: Kemi 3 emra për sulmin dhe mundësi

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para gazetarëve për konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përballë Anglisë tre ditë më parë.

“Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Siamir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij.

Futbolli është i vështirë për të gjithë. E lëmë pas të kaluarën, mësohet dhe riniset. Rinisja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë në “Uembli”, me një trajner të mirë, skuadër me futbollistë të mirë. Lojë fizike, ritëm. Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim. Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi. Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë. Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.

Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër.

Futbolli është i vështirë por duhet të gjejmë hapësirën e duhur, e njoh trajnerin e tyre, do të bëjmë ndryshime në aspektin strategjik të lojës. Kanë një lojtar të mirë dhe që luan në mënyrë strategjike. Duhet të bëhet dhe kjo është puna që bëhet në Kombëtare, do të ketë ndryshime por jo nga lodhja fizike. Punojmë shumë me videot në stërvitje, mund të kemi 2-3 ndryshime, duhet të kalojmë në një ndeshje që duhet të mbyllim hapësirat, por në këtë rast duhet të jemi ne që të krijojmë raste.

Situata e lojtarëve? Aliji e Balliu kanë bërë si të gjithë të tjerët një ndeshje të rëndësishme në “Uembli” , kanë shpenzuar shumë energji, do të vlerësojmë të gjithë nesër. Me sa kam parë, janë në gjendje, kanë rikuperuar mirë, nesër do të vendosim. Sa i përket sulmit, duhet të shohim, ka mundësi për çdo gjë. Për të bërë ndryshime, 2-3 sulmues. Kemi 3 emra, të shohim. Nesër pas drekës do të diskutojmë me lojtarët, doktorin, e pastaj vendosim. Por është një mundësi e madhe të ndryshojmë.

Kualifikueset e Europianit kanë përfunduar, mbaruan dhe i bëmë mirë. Erdhi Liga e Kombeve, 7 pikë nuk mjaftuan, kaluan. Tani nis një rrugëtim dhe ne edhe si staf, unë si trajner, duhet të gjej një zgjidhje për të vendosur në fushë. Është një turne i ndryshëm, nuk është e lehtë të shkosh në Botëror, shkon i pari dhe pastaj është një mundësi për të dytin. Grupi është i vështirë, ne duhet të bëjmë gjithçka shumë mirë. Nuk ka asgjë, pastaj të punojmë, gjithmonë. Lojtarët janë entuziastë, të bëjmë maksimumin. Duhet të zhbllokohemi, të shënojmë. Ka pak kohë që gjërat nuk po ecin si duhet, kur t’i nuk zhbllokon një ndeshje, bëhet e vështirë. Ne duhet të zhbllokojmë ndeshjet, se pastaj bëhet e vështirë të fitosh. Entuziazëm ka, njerëzit në stadium ndjehen, nesër mund të hyjmë fort e bëjmë një ndeshje të bukur. 

 

Po ndodh...