
UEFA Nations League, “Gjelat” e Francës sigurojnë vendin e tretë me fitore bindëse


Në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, Franca ka triumfuar ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0, duke mbyllur aventurën e saj në këtë edicion të UEFA Nations League.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, ku të dyja skuadrat kërkonin të largoheshin me kokën lart pas humbjeve në gjysmëfinale.
Goli i parë u shënua menjëherë në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të, kur Kylian Mbappé përfitoi nga një gabim në mbrojtjen gjermane dhe realizoi me saktësi.
Gjermania tentoi të reagojë, por pa sukses, pasi në minutën e 89-të Michael Olise vulosi fatin e ndeshjes me një goditje nga distanca, duke i dhënë Francës një fitore të merituar.
Me këtë rezultat, Franca e mbyll turneun në vendin e tretë, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e katërt.

ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128