Sulmuesi i Arsenalit këput ligamentin e gjurit, mbyll sezonin
14 Janar 2025, 20:46 / SPORT

Arsenal e ka nisur vitin me një lajm tepër të keq. Sulmuesi brazilian i “Topçinjve”, Gabriel Jesus është dëmtuar rëndë dhe ka humbur sezonin. 27 vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit, një dëmtim i rëndë për një futbollist.
Në këto kushte, klubi i Arsenal është detyruar që të futet në këtë merkato dimërore, në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin. Është vetë trajneri Mikel Arteta që ka konfirmuar diçka të tillë, duke u shprehur se klubi anglez është në kërkim të një tjetër sulmuesi.
Përsa i përket Gabriel Jesus, braziliani kishte luajtur këtë sezon 27 ndeshje me fanellën e Arsenal. Në këto sfida të luajtura, sulmuesi kishte shënuar 7 gola, e asistuar në 2 të tjerë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


