Vdekja e ish-presidentit, ja çfarë do të ndodhë me Interin në finalen e Championsit
31 Maj 2025, 15:14 / SPORT

“Sonte, në finalen e Ligës së Kampioneve, Interi do të luajë me shirita të zinj në krahë në nder të Ernesto Pelegrinit.” Kjo është deklarata zyrtare dhe zikaltërit do të nderojnë ish-presidentin, i cili ndërroi jetë sot.
Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë). Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lotar Mateus, Klinsman dhe Brehme.
Trofeu i fundit i fituar nga ekipi zikaltër nën drejtimin e tij ishte Kupa UEFA e fituar në vitin 1994, duke mposhtur Salcburgun në finale. Në shkurt të vitit 1995, ai la postin e presidentit dhe ia shiti aksionet e tij të kompanisë Masimo Moratit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
