Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, Cristiano Ronaldo me mesazh prekës

Me mesazhin e tij publik, Cristiano Ronaldo shprehu pikëllimin e tij për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth.
Superylli portugez i Manchester United që po luan për sezonin e 8-të në Angli në postimin e tij në Instagram ka shprehur trishtimin por edhe mbështetjen për familjen mbretërore.
“Shtatë vite nga karriera ime janë luajtur në Premier League, duke e bërë këtë sezon vitin e tetë që jetoj në Angli. Gjatë këtyre viteve, kam ndjerë një dashuri të jashtëzakonshme nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Mbretëresha, dhe sa shumë e rëndësishme ka qenë dhe do të jetë madhështia e saj për të gjithë njerëzit britanikë.
I kushtoj nderimin tim kujtimit të saj dhe vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore.” Shkruan Ronaldo në postimin e tij.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
