VIDEO/ Ronaldo nuk përmbahet! Godet kundërshtarin dhe kërcënon arbitrin, përjashtohet me karton të kuq

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të errët në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë mes Al Hilal dhe Al Nassr.
Skuadra e CR7 u mposht me shifrat 2-1, me portugezin që ishte nga lojtarët më të dobët në fushë.
39-vjeçari, përveç se nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij në sulm, nuk ia doli as të kontrollonte nervat teksa në minutën e 86 u përjashtua me karton të kuq.
Luzitani goditi me bërryl një prej kundërshtarëve me arbitrin që e ndëshkoi direkt me kartonin e kuq, duke e përjashtuar në këtë formë nga ndeshja. Por, Ronaldo nuk e la me aq pasi në nerva e sipër për pak sa nuk goditi dhe arbitrin.
Momenti kur Ronaldo i drejton grushtin arbitrit:
Pamjet e Ronaldos që i drejton grushtin arbitrit kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, me sulmuesin që rrezikon edhe një pezullim si pasojë e pamjeve filmike.
Momenti kur Ronaldo përplaset me kundërshtarin:
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

