Viti nis me surprizë, Bylisi feston në fund ndaj Dinamos
10 Janar 2025, 16:07 / SPORT

Viti 2025 ka nisur me surprizë në futbollin shqiptar. Bylisi ka arritur të mposhtë kryesuesit e Dinamos në takimin e luajtur në Ballsh.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 20 me anë të Markut, ndërsa Zabërgja gjeti barazimin me nisjen e pjesës së dytë. Megjithatë, në minutat e shtesë vendasit bën mrekullinë duke realizuar golin e avantazhit me anë të Berkos.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Egnatia-Laçi, rrogozhinasit triumfuan po ashtu me një gol në minutën 90 nga Bakayoko.
Me këtë humbje, Dinamo rrezikon të humbasë vendin e parë, pasi Partizani do të luajë nesër ndaj Skënderbeut dhe në rast fitoreje do të ngjitej në krye.
Po ndodh...
Sali Brava
Nga Bato Kosova
ide
Farsa që shitet si betejë!
Nga Osman Stafa
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Nga Kreshnik Spahiu
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
