Vllaznia zhgënjen sërish në miqësore, regjistron humbjen e dytë radhazi
2 Korrik 2025, 19:24 / SPORT

Vllaznia nuk po kalon aspak një moment të mirë në miqësoret parasezonale. Skuadra shkodrane u përball me Petrolulin në Slloveni, ndërsa regjistroi rezultatin e dytë negativ brenda pak ditësh.
Ekipi i drejtuar nga Edi Martini është mposhtur me rezultatin 2-0 nga ekipi rumun. Petrolul arriti të ndëshkojë Vllazninë në minutën e 19-të falë golit të realizuar nga Dumtsios.
Ndërsa në minutën e 36-të të kësaj miqësoreje, rumunët shënuan të dytin me Radu. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Vllazninë në prag të nisjes së rrugëtimit europian në Ligën e Konferencës pas asaj me shifrat 4-0 ndaj Olimpija Ljubljana-s.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


