
Zbriti në dhomat e zhveshjes pas humbjes, drejtori i Juventusit kërkoi vetëm një gjë

Reagimi ku është? Sytë të ngulur në boshllëk, duar në bel, koka e ulur në atë kalvar të trishtuar tifozësh, ku lojtarët shkuan për të kërkuar ndjesë, por jo për t’u kthyer me duartrokitje. Këto janë pamjet e një Juventusi të goditur dhe të mbytur në fushë dhe në shpirt brenda një jave.
Shtatë gola si shtatë goditje shumë të forta për t’u pranuar dhe përtypur mes Atalantës dhe Fiorentinës, si dhe vendi i katërt i lënë për Bolonjën. Por ajo që tifozët po pyesin është: reagimi ku është?
Dhe pse ky Juventus nuk arrin të përballet me vështirësitë me një shpirt të atillë, që të përmbysë një rezultat negativ ose të rregullojë një periudhë të pasuksesshme?
Që ekipi i Motës ka qenë disa herë i paaftë të mbajë avantazhin gjatë një ndeshje është diçka e qartë prej muajsh, por tani mes dy ndeshjeve të fundit të kampionatit çështja reduktohet në një reflektim më të gjerë mbi paaftësinë për të reaguar.
XHUNTOLI NË DHOMAT E ZHVESHJES- Një lider që arrin të ngrejë shokët e tij (dhe të japë efektin e dëshiruar) nuk ka, një grup lojtarësh që mund të motivojnë pjesën tjetër nuk ekziston te Juvja, nga stoli nuk po ndizet asnjë shkëndijë që mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve kur gjërat shkojnë keq.
Dhe më e rëndësishmja, “pas një humbjeje gjithmonë kishim pasur një reagim të madh, ndërsa këtë herë nuk pati”, siç theksoi Xhuntoli në reagimin e tij pas ndeshjes, ku gjithsesi përsëriti besimin te trajneri.
Pas humbjes 4-0 ndaj Atalantës ishte e vështirë të mendoje për një rënie tjetër të këtij niveli. Drejtori sportiv, në fund të ndeshjes, shkoi në dhomat e zhveshjes, foli me ekipin, provoi të jepte shtytjen e duhur për të rifilluar dhe i kujtoi se “në mënyrë të qartë, tani të gjithë së bashku do të përpiqemi të rikthejmë ekuilibrin e humbur”.
“Nuk është koha që të qajmë, kjo është ajo që na tha”, u shpreh Di Gregorio, për atë që doli nga goja e Xhuntolit. “Për ne lojtarët nuk tha asgjë”, shtoi më pas, duke treguar për një dhomë zhveshjeje që nuk ka qenë kurrë kaq e heshtur.
Xhuntoli ka zbritur në dhomat e zhveshjes, kërkon reagim të menjëhershëm, por a do të vijë? Mbeten ende shumë pikë në lojë dhe Juventusi nuk e ka më luksin të humbasë sfida të tjera. Të paktën jo në këtë mënyrë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128