“Zikaltërit” nisin negociatat, Inter sfidon “gjigantët” e Evropës për “vikingun” e sulmit
Vetëm një sezon duket se ka mjaftuar për t’u afirmuar në skenën e madhe të futbollit italian, Anësori islandez i sulmit, Albert Gudmundsson duket se do të jetë “molla e sherrit” në merkaton e ardhshme mes “Zikaltërve” të Inter e “Bardhezinvje” të Juventus, teksa si Marotta ashtu edhe Guintoi e kërkojnë me ngulm 26-vjeçarin, në organikën e tyre.
Mirëpo, pavarësisht konkurrencës së Juventus dhe një sërë klubesh angleze, sërish “Zikaltërit” e duket të jenë të favorizuar, kjo për faktin se gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshme me klubin e Genoa, me dyshen Marotta-Ausilio, që kërkojnë të përsërisin me “Kuqeblutë”, të njëjtin operacion, si në rastin e transferimit të Davide Frattesi, pra huazim që më pas kthehet në blerje të detyruar.
Inter është gati të marrë përsipër këtë investim dhe të shpenzojë diku te 30 milionë për autorin e 15 golave e 4 asistimeve, në 33 përballjet e këtij sezoni me skuadrën e Genoa, teksa duket se “Gjarpërinjtë” e Milanos, nuk do të mjaftohen vetëm me “bomberin” iranian, Mehdi Taremi, për sezonin e ardhshëm, por kërkojnë të “blindojnë” repartin ofensiv pasi sërish objektiv do të jetë triumfi në Serie A si dhe një rrugëtim i gjatë në Champions League.
-
Interi fiton ndaj Milan dhe vendos yllin e dytë në fanellë
22 Prill, 22:50 -
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128