
Zyrtare/ Albi Doka nënshkruan për tre vite me Skënderbeun

4 Shtator 2024, 16:51 / SPORT
Mbrojtësi që ka luajtur shtatë ndeshje me Kombëtaren, Albi Doka është futbollisti më i ri i Skënderbeut të Korçës.
Mbrojtësi që ka luajtur shtatë ndeshje me Kombëtaren, Albi Doka është futbollisti më i ri i Skënderbeut të Korçës për tre vitet e ardhshme.
Drejtori Ardi Gjançi ia ka dalë që të bindë mbrojtësin 27-vjeçar, i cili më herët ka veshur fanellat e Tiranës, Gorica, Honved dhe Ujpest.
Dokumentacioni për Dokën është plotësuar në kohë nga klubi korçar, i cili ka bërë të mundur që të regjistrojë mbrojtësin për sezonin e ri, duke shtuar cilësinë në ekipin e Ivan Gvozdenovic.
I dalë nga moshat e Tiranës, Doka shkëlqeu me bardheblutë dhe më pas provoi aventurën në Kroaci dhe Hungari, teksa bashkohet me Skënderbeun si një lojtar i lirë.

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128