ZYRTARE/ "Demat" përforcohen në sulm, Partizani prezanton sulmuesin malazez
Partizani ka prezantuar afrimin e radhës në skuadër.
Bëhet fjalë për sulmuesin Nikola Vujnoviç, i cili dje zbriti në stërvitje me të kuqtë.
Malazezi vjen si një afrim mjaft potent dhe premtues.
Ai vlerësohet plot 550 mijë euro nga “Transfermarkt” dhe ka qenë pjesë e përfaqësueses malazeze.
"FK Partizani me kënaqësi njofton afrimin e Nikola Vujnović. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin malazes, i cili transferohet te të kuqtë pas aventurës së fundit te ekipi Azerbajxhanas FC Sumgaji.
28 vjeçari përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Radnicki Obrenovac dhe Rad në Serbi, Villarreal B në Spanjë, Kansas Siti në SHBA dhe HNK Gorica në Kroaci. Vujnović i cili ka firmosur me Partizanin një kontratë për 1 vit e gjysëm, me fanelën e kuqe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin Shqiptar."
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
