Zyrtare/ Juventus largon Mottën nga pankina, gjen pasuesin

23 Mars 2025, 19:11 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Juventus largon Mottën nga pankina, gjen pasuesin

Igor Tudor është trajner i Juventusit. Klubi bardhezi ka shkarkuar Thiago Mottën, duke i besuar pankinën 46-vjeçarit.

“Juventus FC komunikon se ka larguar Tiago Mota nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve.

Klubi falënderon Tiago Motën dhe gjithë stafin e tij për profesionizmin e treguar dhe për punën e kryer në këto muaj me pasion dhe përkushtim, duke i uruar më të mirën për të ardhmen.

Juventus FC komunikon gjithashtu se i ka besuar ekipin e parë të meshkujve Igor Tudorit i cili do të drejtojë nesër stërvitjen e parë”,- shkruan klubi.

 

Po ndodh...