
“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma

Vetëm 15 vjeçe, por energjia e fuqishme e Luizianës përcillet në çdo fjalë që ajo nxjerr në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Në prezantimin e saj në hyrje të rubrikës, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra citoi një pjesë nga historia e Luizianës: “Ishte 23 nëntor 2009 kur erdha në jetë si një fëmijë i dashur nga mamaja dhe i urryer nga prindi tjetër”.
Luiziana thotë se nuk i është referuar kurrë si “baba” sepse nuk e ka ndier. Ajo lindi në fshatin Pandajlemon në Finiq ku nëna ishte martuar dhe vuajtjet nisën që në ditët e para të ardhjes së Luizianës në jetë. Nëna dhunohej, fëmijës i privohej qumështi i saj dhe i jepej çfarëdo gjendej derisa Luiziana ra në gjendje kome.
Luiziana: Unë kam lindur atje, mamaja ime keqtrajtohej, nuk e lejonin që të më afrohej mua sepse ajo shfrytëzohej sepse ata kishin bagëti dhe e dërgonin atë në mal me bagëtitë. Unë në shtëpi rrija me njerkën e babit sepse ai s’e kishte mamanë e tij dhe nëse mua mamaja më afrohej, do të dhunohej edhe më keq sepse ishte edhe dhuna në familje. Unë nuk jam ushqyer me qumështin e nënës.
Ardit Gjebrea: Po pastaj?
Luiziana: Pastaj unë sëmurem shumë, bie në gjendje kome. Si ta them, do të duket pak… 40-ditëshe unë pija lëng nga gjellërat që bëheshin në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Lëng nga gjellërat e ndryshme?
Luiziana: Po, në biberonin tim, si lëng fasuleje për më tepër. Sëmurem, bie në koma. Erdhën edhe nëna me dajën nga Greqia se punonin në Greqi, nga ana e mamit. Aty në spitalin e Sarandës kam ndenjur dy ditë në koma dhe një javë e pesë ditë e shtruar sepse më zgjuan doktorët me zor. Kur dal, kthehem përsëri në fshatin e Pandalemos ku mamaja ime vendosi t’i japë fund asaj lidhejeje kur unë isha 6-muajshe. Vjen nëna me dajën nga Greqia përsëri në Greqi dhe ata vendosën që ne të ikim në Greqi se prindi tjetër nuk tregoi aspak interes që ika unë, nuk u shqetësua fare, më la të lirë. Unë kaloj ilegalisht nga mali dhe daja im rrezikon edhe lirinë e tij për këtë gjë. Atje shkoj në Kestril, më pret dajkla ime, një grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme…
Ardit Gjebrea: Kur thua dajkla, është nusja e dajës?
Luiziana: Po, ne i themi dajkla, nusja e dajës ajo është shpirt i shpirtit tim.
Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpinë e tyre?
Luiziana: Po, shkova. Në moshën 3-vjeçare më fillojnë problemet stomatologjike. Atje daja më shpinte gjithmonë poshtë, në Filat, Janinë, në spitalet më të afërta që të merrja kurim mjekësor. Aty rrija edhe një javë shtruar në spital për shkak të problemeve stomatologjike.
Në Greqi, Luiziana kreu edhe kopshtin. Atëherë nuk e kuptonte ende pse babai nuk ishte aty dhe i bënte përshtypje kur shihte fëmijët e tjerë. Një ditë, pyeti gjyshen që i tha: “Shpirt i nënës, ai siç kemi ikur ne, ka ikur edhe ai në vend të punojë. Do të vijë të të sjellë ty një çantë të madhe me gjëra. Çanta e as ai s’erdhën kurrë”, kujton Luiziana./tvklan.al
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128