ZYRTARE/ Kontratë trevjeçare, qendërmbrojtësi kuqezi firmos me klubin italian
8 Gusht 2024, 16:59 / SPORT

Ardit Nuredini, mbrojtësi i talentuar shqiptar, do të nisë rrugëtimin mes profesionistëve në këtë sezon.
Djaloshi shqiptar, pjesë e akademisë së Udinezes, i ka dhënë lamtumirën frulianëve, për të firmosur për një klub të Serisë C ku të mund të luajë rregullisht.
Ai i është bashkuar ekipit të Xhuliano, duke firmosur një kontratë trevjeçare, siç e shpjegoi vetë klubi italian në rrjetet sociale. Klubi ka bërë të ditur se ka blerë lojtarin nga Udineze.
Qendërmbrojtësi i datëlindjes 2005 ka luajtur rregullisht me kombëtaret e moshave, duke luajtur me U17, U18 dhe U19, ndërsa ka shënuar edhe një gol me këtë të fundit.
-
Dy stadiume për Manchester United, zbulohet plani befasues
8 Gusht, 16:48
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

