Zyrtare/ Naser Aliji në Superiore, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos me Dinamon

Naser Aliji është lojtari më i ri i Dinamos.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Aliji, futbollist i cili ka luajtur 10 ndeshje edhe për kombëtaren, ka mbajtur veshur më parë fanellat e Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe Voluntari në Rumani.
30-vjeçari nga Kumanova ishte pa klub nga 1 qershori, pas largimit nga Voluntari ndërsa tashmë firmos për herë të parë në Kategorinë Superiore.
Postimi:
FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.
Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.
Mirë se vjen Naser Aliji.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
