ZYRTARE/ Një mbrojtës për Juventusin, bardhezinjtë firmosin me lojtarin portugez
22 Janar 2024, 20:09 / SPORT

Tiago Djaló është lojtari i ri i Juventusit. Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë klubi bardhezi, përmes kanaleve në rrjetet sociale.
Mbrojtësi portugez, i lindur në vitin 2000, vjen në Torino në formë të përhershme nga Lille dhe nënshkruan një kontratë që e lidh atë me ngjyrat e Bianconerëve deri në vitin 2026.
Pasi u rrit si futbollist në Portugali, konkretisht te Sporting CP, Djaló u zhvendos te AC Milan në janar 2019, ku u bashkua me skuadrën Primavera.
Ai zhvillioi 15 paraqitje për ekipin e kuqezinjve U-19 në pjesën e dytë të sezonit 2018/2019, përpara se t’i thoshte lamtumirë Italisë. Debutimi për skuadrën e Allegrit mund të vijë në ndeshjen e Serie A ndaj Empolit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

