Zyrtare/ Pasuesi i Inzaghit te Interi, Cristian Chivu firmos kontratë 2-vjeçare

Cristian Chivu është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, teksa klubi italian ka konfirmuar marrëveshjen me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Chivu zëvendëson Inzaghin si trajner i zikaltëve ndërsa ka firmosur një kontratë dy-vjeçare e cila do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026-27.
“FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të mirëpresë Cristian Chivu-n si trajnerin e ri të ekipit të Parë. Trajneri ka nënshkruar një kontratë me Interin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të klubit.
44-vjeçari ribashkohet me Interin pas një periudhe katër-mujore në Serie A me Parmën, të cilës i siguroi mbiejtesën në Serie A në javën e fundit të sezonit 2024-25.
Chivu kaloi shtatë vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar në San Siro me Interin, dhe gjithashtu filloi karrierën si trajner duke marrë drejtimin e ekipeve U14, U17, U18 të klubit dhe ekipit Primavera midis viteve 2018 dhe 2024.
Më pas ai u largua për të marrë drejtimin e Parmës në shkurt të vitit 2025, por tani është rikthyer për të marrë rolin e trajnerit të ekipit të parë me zikaltrit.
A new chapter waiting to be written ️
Cristian Chivu is our new head coach #ForzaInter #WelcomeCristian— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) June 9, 2025
Ardhja e Chivu vjen gjashtë ditë pas largimit të Inzaghit. Inzaghi u largua nga Interi tre ditë pas një humbjeje të thellë 5-0 nga Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve, në fund të një sezoni në fund të fundit zhgënjyes për trajnerin dhe skuadrën e tij.
Interi ishte në garë për një tripletë në prill, por u eliminua nga Kupa e Italisë në gjysmëfinale nga rivalët Milan, humbi titullin e Serie A ndaj Napolit me një pikë diferencë dhe më pas humbi 5-0 ndaj PSG në finalen e Ligës së Kampionëve.
Inzaghi u largua nga Interi katër vjet që nga emërimi i tij fillestar, dhe u largua me një titull të Serie A, dy trofe nga Kupa e Italisë, tre nga Superkupa e Italisë, si dhe dy medalje të finales së Ligës së Kampionëve (2023 dhe 2025).
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



