Tottenham nuk ndalet në merkato, afrimi i radhës është Mudryk nga Chelsea
Tottenham ka arritur marrëveshje me Chelsea-n për transferimin e Mykhailo Mudryk në formë huazimi, në një lëvizje surprizë në orët e fundit të merkatos.
Klubi londinez po kërkon të afrojë edhe një sulmues tjetër përpara mbylljes së merkatos të martën, ndërsa Mudryk është shfaqur si një alternativë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi.
Trajneri italian e njeh mirë futbollistin ukrainas, pasi të dy kanë punuar së bashku te Shakhtar Donetsk. De Zerbi ka folur më herët me superlativa për Mudryk, duke e cilësuar atë si një lojtar të nivelit të lartë dhe madje duke thënë se e konsideronte “si një djalë”.
Marrëveshja mes Tottenhamit dhe Chelsea-t parashikon një opsion blerjeje në fund të huazimit, por ky opsion nuk është i detyrueshëm. Shuma e përcaktuar për një transferim të përhershëm raportohet të jetë rreth 75 milionë paund.
Mudryk iu bashkua Chelsea-t në janar të vitit 2023 nga Shakhtar Donetsk për një shumë që mund të arrinte deri në 88 milionë paund, pasi londinezët mposhtën konkurrencën e Arsenalit për firmën e tij.
Megjithatë, aventura e ukrainasit në Stamford Bridge është komplikuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nga dhjetori 2024 deri në korrik të këtij viti, Mudryk ishte i pezulluar nga Federata Angleze për shkelje të rregullave antidoping.
Fillimisht, futbollisti u përball me një pezullim katërvjeçar, por më pas akuzat ndaj tij u rrëzuan dhe ai u lejua të rikthehej në aktivitet, duke qenë sërish i disponueshëm për të gjitha kompeticionet.
Po ndodh...
Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128