U ndaluan pas tensioneve në protestën para Kuvendit, lirohen 25 protestuesit

18 September 2026, 09:48 / POLITIKË ALFA PRESS

25 personat e ndaluar pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm janë liruar.

Të ndaluarit u shoqëruan nga Policia pas përplasjeve dhe situatave të tensionuara të krijuara gjatë protestës.

Protesta e djeshme ishte në ditën e 110 të saj, dhe nisi fillimisht pranë Kuvendit, aty ku u mbajt edhe seanca plenare.

Në disa momente gjatë protestës kishte edhe tensione dhe përpjekje për të thyer kordonin policor.

Po ndodh...

ide