U vra me thikë në mes të New York-ut, viktimë zv/presidentja e Bankës së Amerikës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Times Square në New Jork, ku një grua 32-vjeçare humbi jetën pasi u godit me thikë në një sulm që policia e cilëson si të rastësishëm dhe të paprovokuar.
Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, zv/presidente në Bankën e Amerikës. Banka konfirmoi vdekjen e punonjëses dhe shprehu tronditjen për humbjen e saj.
Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 16:24, pranë kryqëzimit të Uest 42nd Street me Seventh Avenue, në një nga zonat më të frekuentuara të Manhatanit. Një tjetër person, një 68-vjeçar, mbeti i plagosur me thikë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë së New Yorkut, kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën Pamela Cisneros, 49 vjeçe, e cila mbante dy thika të mëdha dhe kërcënoi policët. Efektivët hapën zjarr ndaj saj dhe gruaja u shpall më pas e vdekur.
Komisionerja e NYPD, Jessica Tisch, tha se sulmi dukej të ishte i rastësishëm dhe i paprovokuar, ndërsa autoritetet bënë të ditur se Cisneros kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128