Vdes 'Kasapi i Srebrenicës', Ratko Mlladiç! Ndodhej në qeli me burgim të përjetshëm për genocid

27 August 2026, 15:29 / BOTA ALFA PRESS

Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, ka humbur jetën këtë të enjte, në moshën 84-vjeçare, i cili ndodhej në qendrën e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë. Ai vuante një dënim me burgim të përjetshëm për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç u dënua në vitin 2017 nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY), për organizimin e një fushate spastrimi etnik kundër popullsisë jo-serbe të Bosnjës në fillim të viteve 1990. Dhe ky vendim u konfirmua në apel në vitin  2021.

Gjykata e themeluar nga OKB-ja e shpalli Mlladiçin fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit, persekutim, shfarosje, vrasje, terror, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje pengjesh.

Ai u mbajt përgjegjës dhe për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë.

Po ndodh...