Vrasjet në Shqipëri/ Kush po fiton Policia apo krimi i organizuar?!

12 Dhjetor 2021, 13:28 / DOSJE ALFA PRESS
Vrasjet në Shqipëri/ Kush po fiton Policia apo krimi i organizuar?!

Policia e shtetit sistematikisht në raportet e veta krahasuese shprehet, se numri i vrasjeve në total është ulur. Por në këto shira ka hile. Vrasjet përfshihen në total, në nje “thes”; si ato për motive të dobëta, ato brenda familjes apo për hakmarrje momentale edhe ato të krimit të organizuar të sofistikuara e përgjithësisht pa autore. Sipas shifrave zyrtare numri i vrasjeve në total mund të ketë rënë, por enkas harrojnë të thonë se “krimi cilësore” ai i organizuar, atentate të mirëmenduar me disa bashkëpuntor, më armë me silenciatore e tritol, makina të krimit që digjen e autore që zhduken, janë rritur ndjeshëm.
Duke bërë një krahasim midis 2 viteve, 2020 dhe 2021 numri i vrasjeve vetëm në 10 muajt e fundit e ka shkuar me 52 ngjarje. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit në vitin 2020 u raportuan 51 vrasje

1 janar deri në 31 dhjetor 2020 – 51 vrasje
1 janar deri në 31 shtator 2021 – 52 vrasje

Shifrat janë evidente që krimi dhe vrasjet në vend po ecin në një linjë të drejt dhe kurba nuk po njeh indikator në zbritje.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2020 u kryen 24 vrasje. Vetëm në 70 ditë e para nga rikthimi në normalitet pas karantinës për shkak të situatës me koronavirusin.
Ndonëse shumë ditë ishin nën kufizim për shkak të Covid19 u regjistruan 24 vrasje me grupet kriminale që për të larë hesapet do të përdornin metodat më të sofistikuara në tentativën për të mbajtur autoritetet shqiptare larg zbardhjes të vërtetës.
Në Nëntor të vitit 2020 Ministri i Brendshëm i asaj kohe Sandër lleshi foli me krenari në foltoren e kuvendit pasi sipas tij ishte parandaluar krimi në familje nga 14 raste në vitin 2019 në 7 ngjarje. “Sa i përket krimeve të rënda 2020 shënon ulje të mëtejshëm” ka vijuar më tej ish Ministri i asaj kohe.
Sipas statistikave të publikuara nga vetë institucioni i Policisë së Shtetit, duke bërë një krahasim të thjeshtë mes vitit 2019 dhe vitit 2018 rezulton se kanë ndodhur 12 vrasje më shumë sesa në vitin paraardhës, i cili u mbyll me 45 të tilla.

1 janar deri në 31 dhjetor 2018- 45 vrasje
1 janar deri në 31 dhjetor 2019- 57 vrasje

Në vitin 2019 kanë ndodhur në tërësi jo pak, por 57 vrasje që kanë lënë 63 viktima dhe 10 të plagosur. Nga këto 57 vrasje, 14 prej tyre kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim, si dhe 13 vrasje të tjera të ndodhura në rrethana të tjera cilësuese.
Në gjithë këto vrasje duhet thënë që janë prekur edhe njerëz të sistemit të drejtësisë, ku rast thuajse më i freskët është atentati i realizuar ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, në të cilën mbeti i vdekur shoqëruesi i tij dhe u arrestua vetëm një person, Redjan Rraja.
Ndër goditjet kriminale të ndodhura ndaj njerëzve të drejtësisë përmendim këtu edhe vrasjen e avokatit Ravik Gurra, mbrojtës i fisit Çapja dhe Emiljano Shullazit, si dhe atentati me tritol ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit.
Ndërkohë, nga 57 vrasje të ndodhura përgjatë 2019-ës, policia ka zbardhur vetëm 40 prej tyre, me 66 autorë të dyshuar, nga të cilët 43 janë arrestuar e ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim.
A ishte 2019-ta një vit i “suksesshëm”? Nëse “po”, ishte për policinë e shtetit apo për krimin e organizuar?!
Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Letonisë dhe Lituanisë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017.

1 janar deri në 31 dhjetor 2017- 52 vrasje

Mesatarja e Bashkimit Europian është 0.7 viktima nga vrasjet për 100 mijë banorë.
Në skajin e kundërt të shkallës, Luksemburgu regjistroi shkallën më të ulët të vdekjeve për shkak të sulmeve (0.2), pasuar nga Gjermania dhe Irlanda (të dyja 0.4), Franca (të dhëna të 2016), Italia dhe Sllovakia (tre të fundit regjistruan secila një normë prej 0.5

Po ndodh...