Vrau efektivin e policisë në Maliq, Violand Braçellari del nga spitali i Traumës
5 July 2026, 11:50 / AKTUALITET
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau me armë policin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij Edison Adri në Maliq, ka dalë nga rreziku për jetën dhe është transferuar nga Spitali Ushtarak në spitalin e burgut pranë QSUT-së.
Pas mjekimit, ai pritet të izolohet në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës ose Peqinit.
Hetimet e Prokurorisë së Korçës ndaj tij përfshijnë akuzat e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta”, “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Kundërshtim me armë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit”.
Për këto akuza, Braçellari rrezikon burgim të përjetshëm.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128