Zgjedhjet në Spanjë, sfidon Sanchez: Nuk e imagjinoj dot humbjen/ Konservatorët synojnë pushtetin
Udhëheqësit kryesorë politikë në Spanjë kanë zhvilluar tubimet e fundit elektorale përpara zgjedhjeve të së dielës, në një garë të karakterizuar nga polarizimi i fortë politik dhe përplasjet mes së majtës dhe së djathtës.
Kryeministri socialist Pedro Sánchez është shprehur i bindur se do të sfidojë sondazhet, të cilat nxjerrin në avantazh të ngushtë Partinë Popullore (PP), të drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo.
“Nuk mund ta imagjinoj dot humbjen tonë”, deklaroi Sánchez para mbështetësve të tij në Madrid, ndërsa akuzoi rivalin konservator se po përgatit një koalicion me të djathtën ekstreme, përmes partisë Vox.
Nga ana tjetër, Feijóo zhvilloi tubimet e fundit në Barcelonë dhe Sevilje, ku premtoi një epokë të re politike të bazuar te “e vërteta, dinjiteti dhe qeverisja e mirë”. Ai akuzoi qeverinë socialiste për shmangie të përgjegjësisë lidhur me çështjet e korrupsionit, emigracionit, borxhit publik dhe fatkeqësive hekurudhore.
Partia Popullore synon të formojë qeverinë me mbështetjen e Vox, forcës politike të drejtuar nga Santiago Abascal, e cila kërkon të rrisë ndjeshëm përfaqësimin e saj parlamentar.
Vox mbështet politika kufizuese ndaj emigracionit dhe parimin e prioritizimit të qytetarëve spanjollë në përfitimet sociale.
Një nga temat kryesore të fushatës ka qenë edhe kriza e strehimit. Gjatë debatit të fundit televiziv, Feijóo premtoi ndërtimin e një milion banesave brenda katër viteve, ndërsa Sánchez këmbënguli se strehimi duhet të trajtohet si një e drejtë dhe jo si objekt spekulimi ekonomik.
Përplasjet politike janë shtrirë edhe te çështjet sociale, veçanërisht të drejtat e grave, pas një debati të tensionuar mes drejtuesve politikë.
Sipas të dhënave të raportuara, rreth 39 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, ndërsa sondazhet e fundit kanë sinjalizuar një garë të ngushtë. Publikimi i sondazheve është ndaluar që nga e hëna, në përputhje me ligjin zgjedhor spanjoll.
Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë rëndësi edhe për ekuilibrat politikë në Evropë, ku disa prej ekonomive më të mëdha përballen me rritjen e forcave konservatore dhe të djathta.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


