Kapiteni i Kosovës, Muriqi i "mbush" llogarinë bankare Fenerbaçes

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi po rezulton vendimtar për Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve, duke i sjellë klubit turk jo vetëm fitore të rëndësishme, por edhe përfitime të konsiderueshme financiare.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës. Ky sukses i siguroi Fenerbahçes edhe 2.1 milionë euro bonus nga UEFA.
Klubi turk kishte përfituar më herët 18.62 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e ligës, ndërsa dy barazimet e regjistruara i kishin sjellë edhe 1.4 milionë euro.
Me fitoren ndaj Shakhtarit, Fenerbahçe ka arritur në 5.6 milionë euro të ardhura nga bonuset për rezultatet, duke e çuar fitimin e përgjithshëm nga Champions League në rreth 24.2 milionë euro.
Muriqi kishte qenë vendimtar edhe në fitoren ndaj Liverpoolit, duke konfirmuar rëndësinë e tij në këtë edicion evropian. /KohaDitore
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


