Zi në futbollin shqiptar/ Humbi betejën me sëmundjen, shuhet në moshën 56-vjeçare kapiteni legjendar i Sopotit
Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të Besnik Çotës, një prej figurave më të spikatura në historinë e KF Sopotit.
Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i ekipit nga Librazhdi u shua në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Çota ndërroi jetë në një spital në Tiranë, ku prej kohësh po trajtohej. Ai vuante prej vitesh nga probleme të rënda shëndetësore dhe i ishte nënshtruar edhe trajtimit me dializë.
Lajmi ka prekur thellë familjen, miqtë, ish-bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë komunitetin sportiv të Librazhdit. Përveç kontributit të madh në fushën e blertë, ai do të kujtohet si një njeri i ndershëm, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.
Besnik Çota konsiderohej një nga futbollistët më të mirë që ka veshur fanellën e Sopotit. Gjatë viteve ’90 ai ishte dirigjenti i mesfushës së ekipit, duke spikatur për cilësitë teknike, vizionin e lojës dhe aftësitë drejtuese. Për plot 12 vite mbajti shiritin e kapitenit, duke u kthyer në një simbol të klubit në periudhën kur Sopoti garonte edhe në elitën e futbollit shqiptar.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai vazhdoi të kontribuonte për klubin si trajner. Fillimisht punoi me ekipet e moshave dhe më pas drejtoi edhe skuadrën e parë, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të futbollistëve dhe duke mbetur gjithmonë pranë klubit të zemrës.
Me një mesazh prekës, KF Sopoti i dha lamtumirën një prej ikonave të saj, duke e cilësuar Besnik Çotën si një njeri që ia kushtoi jetën klubit dhe futbollit të Librazhdit.
“Sopoti dhe qyteti i Librazhdit do të jenë gjithmonë borxhlinj për gjithçka që i dhe futbollit. Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në reagimin e klubit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128