VIDEO/ I qetë dhe pa pranga në duar, momenti kur Sokol Hoxha zbret në Rinas
Policia e Shtetit ka zbardhur të tjera detaje nga deportimi i Sokol Hoxhës nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë, i akuzuar për tre vrasje.
Sipas Policisë së Shtetit, 51-vjeçari mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit, pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”. Hoxha ishte arrestuar në Ohio më 5 maj 2026, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, amerikane, britanike dhe belge.
“Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.
Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion”, njofton policia.
Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit bën me dije se deportimi u realizua në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë (DSS), Interpol Tiranën, Interpol Uashingtonin, Interpol Brukselin, Interpol Mançesterin, Marshallët Amerikanë dhe ICE-ERO.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128