Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Autorët morën 1.6 mln lekë flori dhe cash, policia kërkime në Zall-Herr dhe Kasallë

6 August 2026, 12:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Autorët morën 1.6 mln

Po vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit për zbardhjen e plotë të grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në një argjendari në Paskuqan. Mësohet se uniformat blu kanë përqendruar kontrollet në zonat e Zall-Herrit dhe Kasallës, ku dyshohet se mund të fshihen dy autorët e përfshirë në këtë ngjarje.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë konstatuar se autorët kanë lëvizur përmes rrugicave dytësore, duke shmangur me kujdes akset kryesore dhe zonat e mbuluara nga kamerat monitoruese, çka tregon se ata kishin njohuri për terrenin.

Sipas verifikimeve paraprake të kryera nga grupi hetimor, grabitësit kanë arritur të marrin nga argjendaria bizhuteri floriri me vlerë 1.6 milionë lekë të reja, si dhe një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra në para cash.

Ndërkohë, policia po vijon kontrollet në zonë dhe mbledhjen e provave, me synim lokalizimin dhe arrestimin e autorëve.

Po ndodh...

ide