Fierza mbledh Kuvendin e burrave kundër Territoriales: Puka është larg sa Kina, 100 km për një letër!

6 August 2026, 13:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Fierza mbledh Kuvendin e burrave kundër Territoriales: Puka është

Kryepleqtë e 9 fshatrave të Njësisë Fierzë mblodhën banorët e zonës në një kuvend të përbashkët, ku kundërshtuan njëzëri shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz me Pukën.

Largësia gjeografike me Pukën rreth 100 kilometra dhe mungesa e vullnetit për të investuar në zonat rurale ishin dy prej argumenteve kryesore që banorët shtruan në kuvendin që u mbajt pranë Kishës së Fierzës.

Banorët e Fierzës thonë se janë lënë në harresë nga institucionet dhe qeveritë prej 30 vitesh, duke dhënë dy shembuj kryesorë: mungesën e investimit për furnizimin me energji elektrike të zonës që furnizon gjithë Shqipërinë dhe investimet në arsim.

Kryepleqtë e fshatrave të Fierzës thanë se do t’i bashkohen protestës që do të mbahet në Fushë-Arrëz më 7 gusht, nga bashkia që kundërshton draftin e propozuar nga PS-ja, për t’u bashkuar me Pukën.

Po ndodh...

ide