E kërkonte Italia, e gjeti Durrësi/ Në pranga 40-vjeçari i dënuar me mbi 11 vite burg

6 August 2026, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt

Policia e Durrësit ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një 40-vjeçari të dënuar nga Gjykata e Apelit të Venecias me 11 vjet e 1 muaj burgim. Ai është dënuar për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim.     

"I dënuar në Itali, me 11 vjet e 1 muaj burgim, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.  Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit i DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, operacionin e koduar “Wanted 36”.          

Si rezultat i operacionit, u kap në lagjen nr. 12, Durrës, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi O. D. alias O. K., 40 vjeç.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim".      

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali. 

Po ndodh...

ide