Këlcyra i thotë “JO” Ramës! PS dhe PD bashkojnë votat, rrëzojnë draftin për shkrirjen e bashkisë

6 August 2026, 14:26 / POLITIKË PAKT Në KëSHILL
Këlcyra i thotë “JO” Ramës! PS dhe PD bashkojnë

Këshilli Bashkiak i Këlcyrës sapo ka refuzuar me unanimitet të plotë Draftin e dërguar nga Qeveria Shqiptare për shkrirjen e kësaj bashkie dhe kalimin e saj në varësi të Bashkisë së Përmetit.

Në mbledhjen e këtij këshilli asistonin të 15 anëtarët e tij ku të gjithë njëzëri votuan kundër arsyetimeve të paraqitura në Draftin qeveritar që vinin me dije shkrirjen e kësaj bashkie.

Ndërkaq, në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi, këshilltarë socialistë e demokratë njëzëri i kanë bërë thirrje këshilltarëve të Këshillit Bashkiak në Përmet që të mos miratojnë Draftin e qeverisë që kërkon kalimin e këtij drafti për bashkimin me Bashkinë e Këlcyrës.

Pasi në këtë mënyrë konkretizohet papajtueshmëria e të dy palëve për të qenë në një bashki të vetme.

Po ndodh...

ide