Harta e PS për shkrirjen e bashkive, Elbasani ngrihet kundër Ramës, pas protestave nisin konsultimet me qytetarët
Pas protestave të zhvilluara në disa bashki të qarkut të Elbasanit kundër propozimit për Reformën e re Administrativo-Territoriale, ka nisur zyrtarisht edhe faza e konsultimit publik me qytetarët.
Në qarkun e Elbasanit, kundërshtimi ndaj hartës së re u shfaq fillimisht në Prrenjas, ku qindra banorë dolën në protestë duke kundërshtuar bashkimin e bashkisë së tyre me Librazhdin. Më pas, reagimet u shtrinë edhe në Belsh dhe Cërrik, ku qytetarët kanë shprehur po ashtu kundërshtimin ndaj propozimit që bashkitë e tyre t’i bashkohen Elbasanit.
Paralelisht me këto reagime, bashkitë kanë nisur procedurat e konsultimit publik, pas mbërritjes së shkresës së Kuvendit për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale.
Një prej tyre është Bashkia Cërrik, e cila ka njoftuar zyrtarisht çeljen e periudhës 60-ditore të konsultimit publik. Sipas njoftimit të bashkisë, procedura nisi pas mbërritjes së shkresës nr. 3573, datë 31 korrik 2026, të Kuvendit të Shqipërisë, e administruar nga institucioni më 3 gusht.
Kryetari i Bashkisë Cërrik u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces, duke theksuar se konsultimi duhet të mbështetet te informimi dhe debati publik, larg përplasjeve politike.
“Ky nuk është një konsultim për fatin e një kryetari bashkie. Është një konsultim për të ardhmen e komunitetit tonë”, thuhet në mesazhin drejtuar banorëve.
Sipas bashkisë, në ditët në vijim do të zhvillohen takime konsultuese në qytetin e Cërrikut dhe në të gjitha njësitë administrative, ndërsa datat dhe vendet do të bëhen publike në vijim.
Aktualisht, qarku i Elbasanit përbëhet nga shtatë bashki. Sipas propozimit të ri të Reformës Administrativo-Territoriale, ai do të reduktohet në katër bashki. Projekti parashikon bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin, ndërsa bashkitë Cërrik dhe Belsh do t’i bashkohen Bashkisë Elbasan.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128