E BUJSHME/ Kriset aleanca me Gianni Infantinon, FSHF tërheq mbështetjen për kreun e FIFA-s

6 August 2026, 16:27 / SPORT ALFA PRESS
E BUJSHME/ Kriset aleanca me Gianni Infantinon, FSHF tërheq

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FIFA-s.

Përmes një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, FSHF ka njoftuar revokimin e mbështetjes së dhënë më parë për kandidaturën e presidentit aktual të organizatës botërore të futbollit.

Vendimi është marrë pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të situatës, siç theksohet në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

 

 

Po ndodh...

ide