Maran zbulon strategjinë, Trajneri flet për ndeshjet e para dhe lojtarët kuqezi

Nuk ka kohë për pushime të gjata, pasi shumë shpejt Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë. Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë, San Marinos dhe Finlandës në Ligën C.
Tekniku, në një intervistë të gjatë për mediat gjermane, vlerësoi cilësitë e lojtarëve shqiptarë, ndërsa shtoi se fokusi kryesor është te përballjet e Nations League.
"Ka disa lojtarë interesantë, shumë prej të cilëve luajnë në Serie A dhe Serie B. Po mendoj për lojtarë si Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Berisha, Shpendi dhe vetë Sherri. Pastaj ka edhe shumë infrastrukturë sportive. Shoh rritje të ndjeshme jo vetëm në qendrën stërvitore, por edhe në Tiranë dhe qytete të tjera."
Megjithatë, Maran nuk nxiton, duke preferuar t'i marrë gjërat me radhë.
"Cilat janë synimet e mia në Shqipëri? Për momentin, po përqendrohemi te Liga e Kombeve, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. E përsëris: Kemi një bazë të mirë dhe mund të krijojmë një vend për veten tonë menjëherë pas ekipeve më të mira."
Trajneri Rolando Maran mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në maj të këtij viti. Ai pasoi në këtë detyrë brazilianin Sylvinho, duke firmosur një kontratë njëvjeçare e gjysmë, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Detyra e tij e parë do të jetë Liga e Kombeve, ku kuqezinjtë synojnë ta mbyllin grupin në vendin e parë dhe të sigurojnë ngjitjen në Ligën B.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128