Zjarret në Fier dalin jashtë kontrollit, arrestohet 58-vjeçari që dogji mbetje bimore në tokën me qira

Dy zjarre të ndezura për djegien e mbetjeve bimore kanë dalë jashtë kontrollit në dy fshatra të Fierit, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe bimësi, ndërsa banesat pranë zonave të prekura janë vënë në rrezik.
Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të rasteve të zjarrvënies, të cilët janë konstatuar pranë vatrave të zjarrit që kishin ndezur në tokat e tyre.
Një 58-vjeçar me inicialet Sh. Sh., banues në fshatin Varibop, u arrestua pasi u kap pranë zjarrit që kishte ndezur në një tokë të marrë me qira për djegien e mbetjeve bimore. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, sipas bluve, ai ka kundërshtuar efektivët.
Ndërkohë, një 78-vjeçare me inicialet F. P., banore e fshatit Fermë Rroms, po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap pranë zjarrit që kishte ndezur pranë banesës së saj.
Sipas hetimeve paraprake, në të dyja rastet flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në bimësi dhe pemë frutore, si dhe duke rrezikuar banesa në afërsi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve për djegien e mbetjeve bimore, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të sjellë pasoja për jetën, pronën dhe mjedisin.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128