Zjarret pushtojnë vendin, 11 vatra ende aktive, nga Dajti në Shkodër e Fier
Një situatë e rënduar nga zjarret vijon në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës së sotme janë raportuar 20 vatra zjarri, 11 prej të cilave mbeten aktive, 7 janë nën monitorim, ndërsa 2 janë shuar.
Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja po mbështetet edhe nga Forcat e Armatosura me efektivë, mjete dhe helikopter.
Një tjetër vatër aktive është në Kryezi të Kavajës, ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion “Air Tractor”.
Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit. Në Lezhë vijon ndërhyrja në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura.
Në Qarkun e Shkodrës, zjarri në Bardhaj–Myselim mbetet aktiv, ndërsa në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Aktiv vijon të jetë edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.
Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera.
Ndërkohë, disa vatra në qarqet Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën monitorim. Nën mbikëqyrje vijon të jetë edhe situata në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128