Zjarri në Himarë/ Vangjel Tavo thirrje banorëve të largohen nga banesat

4 September 2026, 23:14 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në Himarë/ Vangjel Tavo thirrje banorëve të largohen

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv që ka përfshirë Himarën pasditen e kësaj të premte, duke rrezikuar dhjetëra familje.

Tavo, ka pranuar dështimin, se zjarri nuk ka mundur të neutralizohet prej disa orësh, duke u bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat e tyre.

Në postimin e tij, Tavo ka vënë në dispozicion edhe disa numra kontakti të emergjencave, për banorët në terren, edhe pse deri më tani emergjencat nuk kanë mundur të neutralizojnë situatën.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën. Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë. Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve”,- thuhet në postim.

Po ndodh...

ide