36 ditë revoltë! Lirimi i protestuesve, qytetari: U dhunova edhe unë por nuk na trembën dot! Sot jam sërish këtu

5 July 2026, 21:47 / POLITIKË ALFA PRESS
36 ditë revoltë! Lirimi i protestuesve, qytetari: U dhunova edhe

Një prej protestuesve që mori pjesë në tubimin e sotëm para Kryeministrisë deklaroi se, pavarësisht se është dhunuar nga efektivët e Policisë, nuk është tërhequr nga protesta dhe do të vazhdojë të jetë i pranishëm në shesh.

“Unë jam nga ata të dhunuarit dhe nuk dua të hip në këtë shkallë, sepse dua të jem i barabartë me të gjithë ju. Nëse unë jam dhunuar, jeni dhunuar edhe ju. Nëse jeni dhunuar ju, jam dhunuar edhe unë. Vetëm një fjalë kisha: nuk jam trembur, jam sërish këtu”, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.

 

Po ndodh...