“Rame, nëse do gjak, un jam i pari që jap jetën në shesh”/ U mbajt në qeli edhe pse vuan nga epilepsia, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetarë si burgos dot në Surrel! Ik me dëshirë, ose…
Niko Qarkaj, një nga personat e liruar sot pas arrestimit gjatë protestës së të enjtes, u shpreh se Edi Rama është një diktator.
Ai u shpreh se është gati të martirizohet për të mirën e protestës, pasi shtoi se kryeministri Edi Rama nuk burgos dot 12 mijë protestues.
“Jam Niko Qarkaj, vij nga Kukësi. Gjyshin ma kanë varë në litar në 1947, babanë e kanë shfrytëzuar në miniere, mua më pinë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruan të hipë në gomone në moshën 15-vjeçare dhe të iku në Londër.
I bëj një pyetje, zoti Rama nuk i themi dot, por ky që drejton këtë qeveri është një diktator që nuk e ka njohur e gjithë Europa. I them Edi Ramës, çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh? Do gjak Edi Rama? Nëse ti do jetë njeriu, unë do jem i pari që do të jap jetën në këtë shesh…
Ku do t’i burgosësh 12 mijë vetë, në burgun e tij në Surrel? Nuk duhet të dorëzohemi , ndryshe çdo gjë ka marrë fund. Ik me dëshirë sepse populli ka edhe mënyrë ta tjerë për të të larguar”, tha ai.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128