ADGF dhe ABI Bank nënshkruajnë marrëveshje partneriteti në mbështetje të bizneseve mikro dhe të vogla

5 October 2026, 16:28 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
ADGF dhe ABI Bank nënshkruajnë marrëveshje partneriteti në

 

Tiranë, 2 tetor 2026 – Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) dhe ABI Bank nënshkruan sot një marrëveshje të re partneriteti për të zgjeruar aksesin në financim për biznesetnë Shqipëri, me fokus kryesor te bizneset mikro dhe të vogla në segmentin NOA /Abi.

Përmes këtij partneriteti, ADGF do të ofrojë garanci kredie për të mbështetur kreditimin nga ABI Bank që përmbush kriteret e përfitimit, duke ndihmuar bizneset të kapërcejnë kufizimet e lidhurame kolateralin, të cilat mund të pengojnë aksesin e tyre në financim. Bashkëpunimi synon t’umundësojë sipërmarrësve të investojnë në aktivitetin e tyre, të forcojnë veprimtarinë dhe tëshfrytëzojnë mundësitë për rritje.

Bizneset mikro dhe të vogla luajnë një rol thelbësor në ekonominë shqiptare, duke mbështeturpunësimin dhe zhvillimin lokal. Megjithatë, aksesi në financim mbetet një sfidë për shumëndërmarrje me plane biznesi të realizueshme dhe aftësi për të shlyer kredinë. Duke mbuluar njëpjesë të riskut të kreditimit, garancitë e ADGF mund të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj pengesedhe të lehtësojnë financimin përmes institucioneve financiare partnere.

Marrëveshja e re mbështetet në bashkëpunimin shumëvjeçar të ADGF me NOA dhe e vijon këtëmarrëdhënie përmes ABI Bank, duke ruajtur një fokus të veçantë te nevojat për financim tëbizneseve më të vogla.

“Përmes këtij partneriteti me ABI Bank, synojmë ta bëjmë financimin më të arritshëm për mëshumë biznese mikro dhe të vogla. Roli ynë është të ndihmojmë ndërmarrjet e qëndrueshme tëkapërcejnë pengesat që lidhen me kolateralin, në mënyrë që të investojnë, të rriten dhe tëkontribuojnë në punësim dhe në zhvillimin ekonomik lokal”, u shpreh Gertjana Drita, Drejtoreshë Ekzekutive e ADGF.

Marrëveshja zgjeron më tej rrjetin e institucioneve financiare partnere të ADGF dhe mbështetmisionin e tij për të përmirësuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe tëmesme në Shqipëri, nevojat financiare të të cilave nuk mbulohen mjaftueshëm.

ADGF dhe ABI Bank presin me kënaqësi të punojnë së bashku për ta kthyer këtë bashkëpunimnë mundësi konkrete për bizneset dhe komunitetet të cilave u shërbejnë.

Po ndodh...