Aksident tragjik në Durrës! Vdesin tre të rinj, më i vogli 15 vjeç! Dy të tjerë mbesin të plagosur, një 16-vjeçar në luftë për jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Durrës, ku një aksident i rëndë automobilistik u ka marrë jetën tre të rinjve, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë duke luftuar për jetën.
Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Durrësit, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. V. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Përplasja ka rezultuar fatale për tre prej personave që ndodheshin në automjet. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe pasagjerët S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., vetëm 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Ndërkohë, dy pasagjerë të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, teksa mësohet se gjendja e 16-vjeçarit është e rëndë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike. Për më shumë detaje pritet një reagim tjetër nga Policia e Shtetit.
“Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton paraprakisht policia.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128