Shehaj denoncon ‘kërcënimin’ ndaj deputetit Kapri, ja mesazhi që iu dërgua deputetit të Partisë Mundësia

18 August 2026, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS
Shehaj denoncon ‘kërcënimin’ ndaj deputetit Kapri, ja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar se deputeti Erald Kapri është kërcënuar sipas tij nga një zyrtar i Partisë Socialiste. 
 
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj bën me dije se në telefonin e deputetit Kapri ka ardhur një mesazh ku shkruhej: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!”

Ndërkohë vetë deputeti Kapri pretendon se ky kërcënim i ka ardhur sipas tij pas denoncimit të bërë nga ai për drejtoreshën e Postës në Durrës.

 
Në reagimin që shoqëron videon, Shehaj shkruan:

 “Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i mbyllin gojën deputetit të Partisë Mundësia. Kur kërcënojnë një deputet, imagjinoni çfarë u bëjnë këta qytetarëve të zakonshëm, pa imunitet! Asnjë hap pas. Do denoncojmë çdo padrejtësi dhe do flasim për këdo që nuk ka zë dhe është i pambrojtur përballë pushtetit banditesk e të korruptuar të Edi Ramës.”

Po ndodh...

ide