Udhëtoi nga Italia për protestën, qytetarja: Pse fëmijët e mi të mos rriten këtu

18 August 2026, 20:15 / AKTUALITET ALFA PRESS
Udhëtoi nga Italia për protestën, qytetarja: Pse

Një qytetare shqiptare, e cila jeton në Itali, i është bashkuar protestës së ditës së 80-të kundër qeverisë.

Ajo tha se ka ardhur nga Italia posaçërisht për të protestuar, pasi shqetësimet e saj lidhen me të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve të saj.

Edhe pse ka lindur në Itali, qytetarja u shpreh se e ndjen veten shqiptare dhe dëshiron që fëmijët e saj të kenë mundësinë të jetojnë në Shqipëri dhe të flasin gjuhën e tyre.

Protestojmë për shqiptarët dhe për ne që jemi detyruar të emigrojmë. Unë kam lindur në Itali, por kam zemrën dhe gjakun shqiptar. Pse të mos jetojmë këtu dhe fëmijët e mi të mos flasin shqip?”, u shpreh ajo.

Qytetarja tha se së bashku me persona të tjerë kanë udhëtuar nga Italia për të marrë pjesë në protestë, duke ngritur shqetësime për sigurinë, shërbimet publike dhe funksionimin e institucioneve.

 

 

 

 

Po ndodh...

ide