Tronditet bota e artit në Francë/ Violinisti i njohur shqiptar kapet duke transportuar drogë: E mora në Shqipëri, kolegët: Jemi të tronditur
Një histori e bujshme dhe e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Francë, por edhe botën e artit. Një violinist 45-vjeçar, i cili luante rregullisht me orkestrën e njohur të Besançon-it, është arrestuar nga autoritetet franceze pasi u kap duke transportuar gati 40 kilogramë kokainë me origjinë nga Shqipëria, sasi kjo e cila kap një vlerë prej më shumë se një milion eurosh në tregun e zi.
Ndalimi në autostradë dhe zbulimi i milionave
Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2026, në pikën e pagesës së autostradës në La Turbie (Alpes-Maritimes). Gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga doganierët e Mentonit në automjetin e 45-vjeçarit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 38,3 kg kokainë.
Pasi u vu në pranga, hetuesit zgjeruan operacionin duke ushtruar kontroll në banesën e tij në rajonin e Doubs. Aty, përveç pasionit për muzikën, hetuesit zbuluan një anë tjetër të errët të artistit:
90,000 euro para cash;
Katër armë të kategorive B dhe C, së bashku me municionet përkatëse.
Dëshmia e të pandehurit dhe lidhja me Shqipërinë
I paraqitur para Gjykatës Penale të Nices të premten më 14 gusht, i pandehuri nuk e ka mohuar përfshirjen e tij. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se e kishte marrë lëndën narkotike drejtpërdrejt në Shqipëri dhe se për këtë "mision" transporti do të paguhej me shumën prej 20,000 eurosh.
Pasi kërkoi një afat shtesë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore, gjykata vendosi ta lërë në masën e paraburgimit. Seanca gjyqësore ku do të jepet vendimi përfundimtar për fatin e tij është caktuar të mbahet më 9 tetor.
"Tronditje" për botën e artit
Lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe mes kolegëve dhe drejtuesve vendorë në Besançon. Violinisti përshkruhej nga bashkëpunëtorët e tij si një njeri shumë i sjellshëm, i pëlqyer nga kolektivi dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve dhe orkestrës janë distancuar menjëherë nga veprimet e tij.
“Nëse faktet vërtetohen, mund të na vijë keq që reputacioni i orkestrës, e cila është krenari e rajonit tonë, të njolloset. Bëhet fjalë për veprimin e një individi të vetëm, i cili nuk duhet të përzihet me orkestrën Victor Hugo,” u shpreh Jérôme Durain, president i rajonit Bourgogne-Franche-Comté.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Besançon-it, Ludovic Fagaut, i cili theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe se çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet e kryera.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128