Reperi shqiptar bëhet baba për herë të tretë, emri i veçantë që zgjodhi për vajzën e tij

18 August 2026, 19:47 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Reperi shqiptar bëhet baba për herë të tretë, emri i

Një lajm i ëmbël ka mbërritur nga bota e showbizit shqiptar pasi mësohet se raperi Agon Amiga është bërë baba për herë të tretë. Përmes një dedikimi të ëmbël të ndarë sot në rrjet, reperi njofton se vajza e tij e dytë dhe e fëmija i tretë i familjes së tij të vogël, të cilën e ka quajtur Aya, ka ardhur sot në jetë.

“Dy vajza, dy bekime, dy arsye më shumë për ta falënderuar Zotin çdo ditë. Aya ime e vogël, mirë se erdhe në familjen tonë. Nuk e di ende sa shumë dashuri të pret këtu”, shkroi Agon Amiga poshtë fotos së ndarë në Instastoryn e tij, në të cilën shfaqen dy vajzat e ëmbla të reperit.

Postimi i Agon Amigës: 

Ata është fëmija i tretë i Agon Amigës, i cili është gjithashtu baba i një djali 6-vjeçar të quajtur Noel, si dhe vajzës Emma, e cila erdhi në jetë vitin e kaluar. I njohur ndër vite për angazhimin e tij në rep, së fundmi Agon Amiga nuk është parë aktiv në botën e muzikës. Artisti ka zgjedhur një jetë më të qetë, larg vëmendjes së mediave, pasi prej kohësh jeton në Gjermani.

Mirëpo lajmi i ëmbël nuk kishte si të kalohej pa marrë vëmendjen e tij. Newsbomb.al i uron jetë të shëndetshme dhe me fat Aya-s së vogël.

Po ndodh...

ide