“U trembëm shumë”, dëshmia e pushuesit pas vrasjes së 20-vjeçarit në Ksamil: Erdhëm për qetësi

18 August 2026, 17:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
“U trembëm shumë”, dëshmia e pushuesit pas vrasjes

Vrasja në Ksamil ka shkaktuar panik edhe te pushuesit që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Një pushues që ndodhej në Ksamil ka rrëfyer për News 24 momentet e frikës pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur në ambientet e hotelit “Principote”.

Pushuesi tha se ngjarja i ka frikësuar dhe se tashmë po mendojnë të largohen nga zona, pasi kishin shkuar në Ksamil për të kaluar pushime të qeta.

Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë.
Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha pushuesi.

 

Po ndodh...

ide