Rama i quan protestuesit ‘sorra’, Çepani: Tregon frikë, protesta po sjell një model të ri

Aktivistja Edlira Çepani ka folur për rolin e protestës qytetare dhe mundësinë që ajo të ndikojë në mënyrën se si bëhet politikë në Shqipëri.
E ftuar në News 24, Çepani tha se faktori ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm, por ndryshimi nuk mund të imponohet nga jashtë. Ajo theksoi se qytetarët janë ata që duhet të marrin përsipër nismën për ndryshimin që kërkojnë.
Çepani përmendi edhe vëmendjen ndërkombëtare ndaj protestës, duke theksuar se ajo është pasqyruar në mediat e huaja dhe është diskutuar edhe në Parlamentin Evropian.
“Unë mendoj se çdo gjë ka rolin e vet, patjetër që prezenca ndërkombëtare nuk ka qenë e vogël. Ne kemi prezente protestën në titujt kryesorë në gazetat më të famshme, është folur në Parlamentin Evropian. Por unë jam një nga njerëzit që mendon se ndryshimi fillon nga vetja. Kështu që patjetër që cdo përpjekje paralele është e rëndësishme, por ndryshimi fillon nga njerëzit dhe ndryshimin në këtë moment po e bëjnë shqiptarët për veten e tyre”, tha Çepani.
E pyetur nëse politika është frikësuar përballë protestave, Çepani tha se një model i ri reagimi qytetar mund të krijojë shqetësim te politika, por kritikoi mënyrën se si mund t’i përgjigjet ajo këtij fenomeni.
“Patjetër që ngjall frikë një model që është ndryshe, por mendoj se arroganca nuk është mënyra e duhur për ta trajtuar. Ky model po del pa arrogancë, po del me teza demokratike dhe jo radikale. Nuk më duket një protestë që duhet ti përgjigjesh në mënyrë arrogante. Nëse unë do isha në drejtim të një institucioni do ti përgjigjesha ndryshe”, tha aktivistja.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128